TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2026, 17:34

Bajerni dominon Unionin e Berlinit, debuton talenti shqiptar; Leverkuseni ngec ndaj vendit të fundit

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni dominon Unionin e Berlinit, debuton talenti shqiptar; Leverkuseni ngec

Bajerni i Mynihut ka mposhtur 4-0 Unionin e Berlinit në ndeshjen e javës së 27-të të Bundesligës, duke konfirmuar formën e mirë dhe pozitat në krye të renditjes. Bavarezët e zgjidhën ndeshjen që në fundin e pjesës së parë me dy gola të shpejtë.

Në minutën e 43-të, Majkëll Olize realizoi një gol të bukur me të majtën nga brenda zonës, pas një asistimi të Leon Gorecka. Vetëm dy minuta më vonë (45+1), Serzh Gnabri dyfishoi shifrat pas një aksioni të gjatë ofensiv.

Në pjesën e dytë, Herri Kejn shënoi golin e tretë në fillim të saj, pas asistit të Konrad Lajmer. Në minutën e 67-të, Gnabri realizoi sërish, duke kompletuar dopietën dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-0.

Në minutën e 87-të, trajneri i Bajernit i dha mundësi debutimi 16-vjeçarit shqiptar Erblin Osmani, i cili zëvendësoi Leon Goreckan. Osmani përfaqëson Gjermaninë në nivelet e moshave dhe konsiderohet një talent premtues për të ardhmen.

Me këtë fitore, Bajerni i Mynihut ruan vendin e parë në renditje me 70 pikë, duke vijuar dominimin në kampionat.

Ndërkohë, Leverkuseni ka zhgënjyer sërish, duke barazuar 3-3 në transfertë ndaj Hejdenhejmit, skuadrës së fundit në tabelë. Ky rezultat e lë Leverkusenin në vendin e gjashtë me 46 pikë dhe rrezikon seriozisht objektivin për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

bajern mynih bajer leverkusen bundesliga

Lini një Përgjigje