TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2026, 15:32

Luan në të njëjtin pozicion si Mario Mitaj, kush është Bujar Pllana; i ftuari surprizë i Silvinjos për misionin e Botërorit

Shkruar nga Pamfleti

Luan në të njëjtin pozicion si Mario Mitaj, kush është

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e parë të “play-off”-it për Botërorin 2026 ndaj Polonisë më 26 mars, në Varshavë, duke nisur nga ora 20:45. Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të përballen më 31 mars me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.

Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 26 lojtarët e grumbulluar për këto përballje vendimtare. Në këtë listë spikasin dy risi: Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, me këtë të fundit që pritej të ishte pjesë e ekipit pas vendimit për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Risi në mbrojtje

Silvinjo i ka dhënë një mundësi mbrojtësit të majtë, Bujar Pllana, i cili aktualisht është pjesë e AEK-ut. 25-vjeçari, i lindur në Greqi dhe me origjinë nga Delvina, ka shprehur gatishmëri dhe entuziazëm për të përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.

Ai konsiderohet një alternativë e rëndësishme në repartin defensiv, ku konkurron për një vend në formacion me Mario Mitajn.

Profili i Bujar Pllanës

Bujar Pllana ka lindur në Mitrovicë dhe hapat e parë në futboll i ka hedhur pikërisht në qytetin e tij të lindjes. Në vitin 2020, në moshën 18-vjeçare, debutoi me KF Trepça ’89, ndërsa më pas u transferua te Feronikeli, ku qendroi për rreth një vit e gjysmë duke spikatur me paraqitjet e tij.

Forma e mirë e çoi në radhët e Prishtinës në janar të vitit 2022, ku luajti për një sezon e gjysmë. Performancat e tij tërhoqën vëmendjen edhe jashtë Kosovës, duke bërë që klubi kroat Slaven Belupo ta transferojë si lojtar të lirë.

Pas një sezoni pozitiv në Kroaci, në verën e vitit 2024, Pllana ndërmori një hap tjetër në karrierë duke firmosur me ekipin polak Lekia Gdansk, vendim që rezultoi kyç për ftesën e tij aktuale në Kombëtare.

Nga Kosova te Shqipëria

Në nivel përfaqësuesesh, Pllana është aktivizuar me Kosovën U-19 dhe U-21, duke regjistruar gjithsej 7 ndeshje. Megjithatë, ai nuk mori kurrë një ftesë nga ekipi A i Kosovës.

Tashmë, mbrojtësi 24-vjeçar është pjesë e Kombëtares shqiptare dhe pritet të jetë një opsion i vlefshëm në përballjen ndaj Polonisë, një kundërshtar që e njeh mirë nga eksperienca në kampionatin polak.

bujar pllana i ftuari surprizë i silvinjos

Lini një Përgjigje