TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2026, 17:05

Bylis mposht Flamurtarin në frymën e fundit, ballshiotët “zhytin” vlonjatët drejt Kategorisë së Parë

Shkruar nga Pamfleti

Bylis mposht Flamurtarin në frymën e fundit, ballshiotët

Bylisi ka marrë një fitore dramatike në shtëpi përballë Flamurtarit, në kuadër të javës së 29-të të “Abissnet Superiore”. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh përfundoi me rezultatin 2-1, pas një fundi spektakolar.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 83-të, falë talentit Fabian Përndreca. Mesfushori, i grumbulluar së fundmi nga Alban Bushi në Kombëtaren U-21, shfrytëzoi një rast të mirë për të dërguar topin në rrjetë.

Flamurtari reagoi në minutat shtesë, duke barazuar shifrat në të 94-ën. Goli erdhi nga Arsange Bintsuka, sulmues i huazuar nga Partizani, i cili realizoi me kokë pas një aksioni të organizuar mirë.

Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, Bylisi fitoi një penallti në minutën e 97-të. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Muriç, duke i dhënë tre pikët skuadrës vendase.

Me këtë fitore, Bylisi ngjitet në kuotën e 30 pikëve, duke mbajtur vendin e shtatë në klasifikim. Në anën tjetër, Flamurtari mbetet në vendin e fundit me 24 pikë, duke thelluar pozitat e vështira në luftën për mbijetesë.

bylis flamurtari abissnet superiore

Lini një Përgjigje