TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Mars 2023, 17:36

Armina Mevlani rreshtohet krah Olta Gixharit: Është person i dashur, po bën lojë për të arritur objektivat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armina Mevlani rreshtohet krah Olta Gixharit: Është person i dashur,

Armina Mevlani ka mrrë në mbrojtje aktoren Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar edhe për lojën që ajo po bën në “BIG Brother VIP”. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, blogerja u pyet për marrëdhënien me banoren, e cila prej  afro 90 ditësh është  bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Armina u shpreh se Olta është shumë pozitive, pasi e njeh edhe nga afër. Po ashtu, ajo shtoi se edhe jashtë, Olta është njësoj si në shtëpi, pasi lufton për të arritur objektivat e saj.

‘Ajo është Olta e vërtetë, e dashur, e zgjuar, për të arritur objektivat e saj ajo do bënte një formë loje, në shpirt është një person i dashur dhe në fund të ditës i do njerëzit.’- tha Armina.

Kujtojmë se më parë Armina ka shprehur simpati për Luizin dhe lojën e këtij të fundit. Tashmë ajo është mes dy zjarreve, pasi në lojë ka edhe miken e saj Oltën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

armina mevlani blogerja olta gixhari

Lini një Përgjigje