TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Mars 2023, 13:12

‘Jeta mund të jetë e paparashikueshme’, Ed Sheeran 'shpërthen' në lotë në mes të skenës

Shkruar nga Pamfleti

‘Jeta mund të jetë e paparashikueshme’, Ed Sheeran

Artisti i njohur, Ed Sheeran ka shpërthyer në lot gjatë trailerit të parë të dokumentarit të tij “The Sum Of It All”.

Këngëtari 32 vjeçar ka treguar uljet dhe ngritjet e jetës së tij në serialin me katër pjesë në Disney+, i cili do të transmetohet më 3 maj. Traileri fillon me Edin duke folur për fëmijërinë e tij e duke thënë: Ai djalë nuk rritet për t’u bërë një yll pop-i. Është kaq e pamundur!

Videot e fëmijërisë së Edit ndërthuren me klipe të tij në skenë gjatë turneut të tij të shitur në arenë. Shikuesit do kenë mundësi ta shohin atë që nga fillimi i karrierës së tij e duke u bërë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës.

Ed përshkruan takimin me mikun e tij më të mirë Jamal Edwards, i cili ndërroi jetë papritur vitin e kaluar.

Jamal, producent muzikor dhe djali i yllit të “Loose Women”, Brenda Edwards, vdiq tragjikisht pas një arresti kardiak të shkaktuar nga kokaina dhe alkooli në shkurt 2022, në moshën 31-vjeçare.

Gruaja e Edit, Cherry Seaborn, shihet gjithashtu në dokumentar. Dyshja janë parë duke dalë në takime së bashku, dhe Edi thotë: Gjithçka në jetën time u bë shumë më e mirë kur Cherry hyri në të.

Megjithatë, seriali thellohet në çështjet shëndetësore të Cherry. Ed ka zbuluar se çifti ishte i rrënuar nga ‘frika, depresioni dhe ankthi’, pasi Cherry u diagnostikua me tumor që ajo nuk mund ta trajtonte deri pasi të kishte sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Ed shihet duke shpërthyer në lot në makinë teksa vdekja e mikut të tij e shoqëruar nga beteja shëndetësore e Cherry bëhet dërrmuese për të.

Gjithashtu shfaqet një klip ku ai qan në skenë, ku Cherry thotë: “Nuk e kam parë kurrë të qajë në skenë”.

Traileri përfundon me video më të gëzuara të Edit duke festuar ditëlindjen, duke luajtur në skenë dhe duke qeshur me miqtë e tij teksa thotë se “jeta mund të jetë e paparashikueshme”.

 

ed sheeran lote

Lini një Përgjigje