
Pas prime-it të mbrëmshëm, Vëllai i Madh i organizoi një festë banorëve të Big Brother Vip ku të ftuar ishin dy ish-banorët e sezonit të kaluar, PM dhe Dagz.
Party i ofruar nga dy DJ-t, ndryshoi pak dinamikën e shtëpisë pas tensionit të madh të krijuar. Ajo që u pa, ishte se Kiara u afrua me Kristin duke i thënë se nuk i rrihej me askënd përveç tij.
Kiara: Po unë pse po rri këtu, nuk e di
Kristi: Po pse, ça do bësh, do flesh gjumë?
Kiara: Nuk dua asnjë këtu përveç teje
Kristi: Si, si?
Kiara: Nuk më rrihet me asnjë, u afrova direkt te ty, s’e di pse
Kristi: Po normal
Në fakt, Kristi edhe më herët ka deklaruar se Kiara ka tentuar disa herë t’i afrohet e duket se mbrëmë ka gjetur momentin e voltishëm.
Lini një Përgjigje