TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Mars 2023, 09:51

Motra i mori Luizit Instagramin, reagon shoqja e këngëtarit: Kam pasur presion prej kohësh nga Top Channel dhe Meridiani

Shkruar nga Pamfleti
Motra i mori Luizit Instagramin, reagon shoqja e këngëtarit: Kam pasur

Anaid Kaloti ka publikuar një bisedë private me “Genën”, shoqen e Luizit, e cila menaxhonte deri më sot, Instagramin e këngëtarit. Ajo tregon se prej kohësh ka qënë në presion nga Top Channel dhe Meridian Ramçaj.

“Unë nuk flas gënjeshtra pas shpine, ty të ka bërë leckë dhe Luizi nga brenda shpisë por ti nuk ndalesh, i prishi 200.000 kontratë me Golden Eagle sepse do fuste 8S2 ne Top Channel. Prandaj instagrami Luizit sot mban emrin e motrës së tij. Tani dil e thuaji njerëzve ça të kanë mësuar te zyra… përça dhe sundo!”- shkruan Anaidi.

Gena pranon se kërcënimet ndaj saj kanë qenë të shumta si nga Topi edhe nga Meridiani.

“Thelbi është se instagramin e kanë dashur prej kohësh. Kam qënë nën kërcënimin e Meridianit gjatë gjithë kohës pastaj Topit, janë bërë bashkë, se di a mbyllën a jo”- shkruan Gena e cila pohon se ka qënë e kërcënuar.

Kujtojmë se motra e Luizit, Ina e ka marrë në dorë Instagramin e të vëllait dhe ka ndryshuar emrin duke vendosur emrin e saj.

presion instagrami i luizit

Lini një Përgjigje