TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Mars 2023, 18:29

Motra i "rrëmben" Instagramin Luiz Ejllit, bie ndjeshëm numri i ndjekësve

Shkruar nga Pamfleti

Motra i "rrëmben" Instagramin Luiz Ejllit, bie ndjeshëm

Faqja zyrtare e Luiz Ejllit në Instagram nuk ka më atë emër. Këngëtari ka arritur deri në 637 mijë ndjekës në këtë rrjet social.

Vetë ai ka thënë se nuk ka pasur më parë një profil, por para se të hynte i ka thënë shoqes së tij me emrin Gena që t’ja hapë një adresë.

Duke parë ecurinë e Luizit në Big Brother VIP, kjo u njoh si adresa zyrtare e Luizit dhe fansat u shtuan deri në 637 mijë.

Por tani në faqe shihet emri Ina Ejlli, që është dhe motra e Luizit, po ashtu dhe një foto e tyre bashkë në profil.

Në story shkruhet: “Fansa të dashur. Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij instagrami, do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”.

Ajo që bie në sy është se në pak minuta Instagrami i këngëtarit ka humbur plot 3 mijë follow-ers

Motra i "rrëmben" Instagramin Luiz Ejllit, bie ndjeshëm

Motra i "rrëmben" Instagramin Luiz Ejllit, bie ndjeshëm

Motra i "rrëmben" Instagramin Luiz Ejllit, bie ndjeshëm

Lini një Përgjigje