TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Mars 2023, 11:03

Çfarë po ndodh? Instagrami i Luizit mbyllet pas marrjes nga e motra

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh? Instagrami i Luizit mbyllet pas marrjes nga e motra

Pas gjithë situatave të ndodhura ditën e djeshme, llogaria zyrtare e Luiz Ejllit në Instagram nuk është më aktive. Në një kërkim të thjeshtë në rrjetin social, profili i këngëtarit, të cilit ditën e djeshme iu vendos emri “Ina.Ejlli”, rezulton i mbyllur.

Ndërsa nuk dihen arsyet e kësaj që ndodhi së fundmi me profilin e Luizit, pasi nuk ka një sqarim zyrtar, mund të supozohet se kjo lëvizje vjen nga familjarët e tij, të cilët morën dje kontrollin e rrjetit social. Duke parë rënien e shpejtë të numrit të ndjekësve të Luizit në Instagram, familjarët e tij mund të kenë marrë këtë masë për të evituar një rënie më të madhe të “followers-ave”.

Sigurisht, nuk përjashtohet mundësia se në gjithë këtë histori ka “gisht” edhe “Top Channel” dhe kjo lëvizje mund të ketë ardhur pikërisht për të “mbrojtur” llogarinë e Luizit. Një tjetër supozim është se Instagram-i mund të ketë rënë pre e një sulmi kibernetik, ose mund të jetë mbyllur (si pasojë e një sulmi) nga vetë “Top Channel.”

Çfarë po ndodh? Instagrami i Luizit mbyllet pas marrjes nga e motra

instagrami i luizit

Lini një Përgjigje