TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Mars 2023, 13:30

Dyshohet për keqpërdorim të fondeve, babai i Capital T paraqitet në polici

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet për keqpërdorim të fondeve, babai i Capital T paraqitet

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është paraqitur në polici sipas ftesës të cilën e ka pranuar dje nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike.

Brenda policisë është konfirmuar se Ademi është paraqitur vullnetarisht mëngjesin e sotëm në stacion të policisë dhe ndaj tij tashmë ka nisur hetimi në cilësinë e të dyshuarit.

Ai dyshohet për disa keqpërdorime fondesh brenda FFK-së, mirëpo ende nuk është bërë e ditur për cilin rast konkretisht, pasi  rasti është në fazën hetimore.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar policia.

babai i capital t shperdorim fondesh

Lini një Përgjigje