TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Mars 2023, 17:09

Luizi ndërron mendje, Kiara e bind të qëndrojë në shtëpi: Të pres jashtë si fitimtar

Shkruar nga Pamfleti

Luizi ndërron mendje, Kiara e bind të qëndrojë në

Kiara dhe Luizi kanë diskutuar për nominimin e moderatores dhe Oltës.

Kiara i ka thënë Luizit se do të jetë ajo që do dalë nga ky nominim.

Ajo shtoi se kjo është një luftë mes tij dhe Oltës dhe se njerëzit duan ta shikojnë vetëm. Ajo i kërkoi atij që ta fitojë këtë Big Brother për të dy.

Luizi ka thënë se nëse ajo largohet, ai do marrë hak. Pra duket se ka një tërheqje nga deklarata e tij se ai do të bëjë gati valixhen dhe do të shkojë pas saj.

Pasi përfunduan bisedën, ata u përqafuan dhe nisën të përloten.

Kiara: E lëmë se dola unë, duna të të shofin ty vetëm këtu. Ti e di shumë mirë që ty të duhet fitorja. Dhe ti do ta fitosh. Mos bëj krahasime të tilla Olta apo Kiara. Nuk je ti në vend të Kiarës. Unë nuk e kam problemin te publiku. Unë dua të rrish e ta fitosh.

Luizi: Isha duke mëndur që thirrjen “votoni Kiarën” njerëzve të mi, deri diku duket se jam duke bërë një lloj presioni. E zëmë se kjo nuk funksionon. E gjitha kjo fushatë kthehet në urrejtje për ty. Se kur të dalim jashtë do thonë prej teje doli, ti e ke fajin. Unë nisem të të bëj mirë ty, por në fakt jam duke të të bërë dëm për atë që na pret jashtë.

 

kiara luizi big brother

Lini një Përgjigje