TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2024, 22:17

Armando Sadiku protagonist me gol, sulmuesi kuqezi është një fitore larg trofeut të parë

Shkruar nga Pamfleti

Armando Sadiku protagonist me gol, sulmuesi kuqezi është një

Armando Sadiku ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në kampionatin indian të futbollit dhe po ndihmon ekipin e tij t’i afrohet trofeut të parë të rëndësishëm të sezonit, atë për vendin e parë në renditjen e kampionatit në fund të sezonit të rregullt.

Në ndeshjen e sotme të Mohun Bagan ndaj Bengaluru në transfertë, Sadiku ishte mes titullarëve dhe la shenjën e tij në këtë sfidë, teksa shënoi golin e rezultatit 4-0, me të cilën u mbyll ndeshja në fjalë. Ky ishte goli i 8 i Sadikut në këtë edicion në kampionatin indian, në 20 ndeshje të luajtura, ndër të cilat ka dhënë edhe një asist.

Tashmë, Mohun Bagan i mbetet vetëm një ndeshje për të luajtur, ajo ndaj Mumbait të vendit të parë që është 2 pikë larg në renditje. Në rast fitoreje, skuadra e Sadikut do të merrte trofeun e kryesuesit të sezonit të rregullt, për të shkuar më pas në fazën play-off ku diskutohet edhe trofeu i titullit kampion.

armando sadiku sulmuesi shqiptar mohun bagan

Lini një Përgjigje