
Derbi i Torinos është një ndër përballjet e ndezura të futbollit italian, me një rivalitet të zjarrtë mes tifozëve të dy skuadrave. Dhe jo vetëm atyre italianë. Nuk është rastësi që ndeshja e kësaj fundjave ka përfunduar duke u diskutuar edhe në Parlamentin Europian.
Eurodeputeti irlandez, Mark Uollas, është paraqitur në sallë siç ka bërë shpesh edhe më parë, me fanelën e Torinos, skuadër me të cilën është tifoz. Por jo vetëm kaq, ai e ka mbyllur fjalimin e tij me një frazë e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi ai e ka shpërndarë vetë.
“President, shumë fat Torinos të shtunën kundër Juves”, tha fillimisht ai duke lëshuar më pas të sharën tipike të tifozëve torinezë në italisht: “Juve merda e forza Toro”.
No aspe pic.twitter.com/iN9Ql6KZBV
— Cristiano Bosco (@cristianobosco) April 11, 2024
Lini një Përgjigje