
Liga e Konferencës zhvilloi këtë të enjte dy nga katër ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Në “Doosan Arena”, Fiorentina nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në aktin e parë ndaj Viktoria Plzen.
Në pjesën e parë, skuadra violë ishte disi më kërkuese në fushë, por pa mundur dot të zhbllokonte llogaritë. Beloti me shokë zhvendosën kundërshtarin në gjysmëfushën e vet, duke ushtruar presion konstant, pa rezultat.
Në pjesën e dytë, vendasit çek morën masa dhe nuk lejuan shumë hapësira. Shumë pak për të folur për Plzen, përveç ndonjë rasti sporadik. Në minutat e fundit ra ndjeshëm ritmi në fushën e lojës, kjo për shkak edhe të lodhjes.
Në minutën e 82, një krosim i Biragit nga goditja e këndit nuk u shfrytëzua siç duhej nga Niko Gonzales, me argjentinasin që s’u koordinua mirë me kokë, duke dërguar topin jashtë. Kështu, skuadra që do të kualifikohet në gjysmëfinale do vendoset në ndeshjen e kthimit, në Itali.
Në "Karaiskaqi" të Pireut, vendasit e Olimpiakosit fituan 3-2 kundër Fenerbahçes. Gjithçka për kalimin më tej mbetet e hapur për më 18 prill, atëherë kur luhen ndeshjet e kthimit. Fortunis, Jovetiç dhe Çikuinjo shënuan për grekët duke e dërguar rezultatin në 3-0, para se Tadiç me penallti dhe Kahveçi të shkurtonin shifrat.
Lini një Përgjigje