
Në verë priten shumë ndryshime te skuadra e Çelsit. Blutë e Londrës janë gati për një revolucion të vërtetë, i cili me siguri do të përfshijë të gjtiha repartet. Një prej futbollistëve që mund të largohet është edhe Armando Broja.
Sulmuesi shqiptar, pas shumë “shtegtimesh” në skuadra të ndryshme, mund t’i japë një herë e mirë “duart” Çelsit. Këta të fundit duan të shesin kartonin e lojtarit, në mënyrë që të arkëtojnë para.
Së fundmi, interesim për Brojën ka shfaqur Kristal Palas, klubi i Premier Ligës ka vendosur në “pjatë” 20 milionë euro. Gjithsesi, Çelsi pretendon më shumë dhe assesi nuk pajtohet me këtë shifër.
Lini një Përgjigje