
Më 25 shkurt Milani barazoi 1-1 brenda në “San Siro” kundër Atalantës së Berat Gjimshitit. Edhe pse u bë një muaj e gjysmë që kjo ndeshje është zhvilluar, klubi nga Bergamo ka kapur një moment tepër të veçantë të mbrojtësit së Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
Gjatë një goditje këndi të Atalantës, topi rikuperohet me shpejtësi nga lojtarët e Milanit me këta të fundit që nisen direkt në kundërsulm. Më pas Gjimshiti vrapon të kthehet në pozicion dhe përshkon të gjithë fushën, duke arritur të kap në kohë Kalabrian dhe ia heq topin.
Ky moment është publikuar në “TikTok” nga ana e vetë klubit ku tregohet e gjithë situata.
@atalanta_bc Vroom vroom Berat Djimsiti ???????????? #Djimsiti #milanatalanta #tackle #tiktokfootball #tiktokcalcio #goatalantago ♬ som original - aveerplayer-ĐƏ
Lini një Përgjigje