TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2026, 20:36

Anis Mehmeti “pa frena”, sulmuesi i harruar nga Silvinjo shënon me lehtësi golin e radhës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Anis Mehmeti “pa frena”, sulmuesi i harruar nga Silvinjo shënon

Për Anis Mehmetin është kthyer në normalitet, që të kontribuojë me gola prej dy sezonesh në Angli. I radhës nga ana e tij u shënua në Kupën FA, ndërsa dyfishoi shifrat në favor të Bristol Sitit kundër Uatfordit.

Ishte minuta 37, kur Mehmeti u vendos në vendin e duhur dhe dërgoi topin në rrjetë për 2 me 0. Dje mbushi 25 vjeç dhe për të ishte goli i dytë në këtë fillimviti. Kujtojmë se shënoi edhe në Championship, më 1 janar.

E ardhmja mbetet në dyshim te Bristol Siti. Kontrata i përfundon në fundin e sezonit dhe rinovimi deri tani ka munguar.

Mehmeti ndërkohë nuk ftohet te Kombëtarja e Shqipërisë prej vitit 2023. Aktualisht është një prej futbollistëve më të vlerësuar shqiptar.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje