
Kanë përfunduar ndeshjet e radhës për FA Cup. Mançester Siti nuk ka treguar aspak mëshirë nda Ekseter, ekip i kategorisë së tretë në Angli, duke fituar me shifrat 10-1. Për “Qytetarët” shënuan Aliene, Rodri, dy autogola, Luis dopietë, Semenjo, Reijnders, O’Rilli dhe MekAidu.
Në sfidat e tjera, Bërnli fitoi 5-1 ndaj Miluoll. Armando Broja nuk u aktivizua asnjë minutë. Njukasëll-Bërnumuth, koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndeshja shkoi në shtesë. Stok Siti fitoi 1-0 ndaj Coventrit të Frenk Lampard. Brentfordi fitoi 0-2 në transfertë ndaj Shefild Ued.
Fulham fitoi 3-1 ndaj Midëllsbrou, ndërsa Ipsuiçi fitoi 2-1 ndaj Blekpullit.
Lini një Përgjigje