
Janë luajtur sot ndeshjet e fazës së 1/16-të të Kupës së Shqiëprisë, duke përcaktuar 8 ekipet çerekfinaliste. Bylisi fitoi 3-2 ndaj Laçit në kohën shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2. Dinamo fitoi 3-0 ndaj Besës së Kavajës, me golat e Bernard Berishës, Dejvi Bregut dhe Harold Berishës.
Etien Tare, heroi i Tiranës. Bardheblutë u përballën me Skënderbeun, koha e rregullt u mbyll 1-1. Në minutën e 119 ishte djali i Igli Tares që shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për bardheblutë. Partizani ftoi 3-0 ndaj Burrelit, me golat e Human, Kontreras, dhe Xhuljano Skukës.
Elbasani fitoi pas shtesës prej 30 minutash ndaj Flamurtarit. Koha e rregullt u mbyll 1-1. Verdheblutë gjetën të parët avantazhin me Xhonathan Lajthia në minutën e 30, vlonjatët brazuan me Aldrit Oshafin në pjesën e dytë.
Në minutën e 105, Elbasani mbeti me 10 lojtarë, pasi Emiliano Musta, mori kartonin e dytë të verdhë. Goli i fitores për verdheblutë erdhi në minutën e 113 me Donart Ibrahimin. Egnatia fitoi 1-0 ndaj Apolonisë me golin e Buriç. Teuta fitoi 2-0 ndaj Vorës me golat e Jurgens dhe Ardit Tolit. Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Pogradecit me golin e Elmando Gjinit në minutën e 83.
Kështu në fazën 1/8 fituan të gjitha skuadrat pritëse. Partizani, Tirana, Dinamo, Bylisi, Vllaznia, Egnatia, Elbasani dhe Teuta. Ndryshe edhe ekipet që luajnë në Superiore, të paktën prej edicionit të kaluar.
Për fazën çerekfinale do të ketë short. Në vazon e parë bëjnë pjesë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo. Në anën tjetër ndodhet Elbasani, Teuta, Bylisi dhe Tirana. Skuadrat e vazos së parë do të përballen me ato të vazos së dytë.
Ndryshe nga deri tani, ndeshjet do të jenë me sistem vajtje-ardhje. Shanset janë të mëdha për derbin e kryeqytetit, pasi Tirana ka si rivalë të mundshëm Partizanin dhe Dinamon.
Vazo 1:
Egnatia, Vllaznia, Partizani, Dinamo
Vazo 2:
Elbasani, Teuta, Bylis, Tirana
Lini një Përgjigje