TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2026, 18:53

Kupa e Shqipërisë/ Elbasani kalon me vështirësi Flamurtarin, “tigrat verdheblu” i bashkohen 8 ekipeve më të mira në çerekfinale

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë/ Elbasani kalon me vështirësi Flamurtarin,

Një gol spektakolar i Donart Ibraimit në minutën e 114 të ndeshjes, i ka siguruar Elbasanit një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas fitores 2-1 përballë Flamurtarit.

Në një ndeshje shumë të luftuar, Elbasani gjeti golin në pjesën e parë dhe mendohej se do të kalonte lehtësisht përballë vlonjatëve. Por këta të fundit nisën me shumë vrull pjesën e dytë dhe falë insistimit të tyre ia dolën të shënonin me Oshafin golin e barazimit.

“Tigrat verdheblu” tentuan të shënonin në minutat e mbetura, por nuk ia dolën, duke çuar sfidën në shtesa. Aty ishte fillimisht Flamurtari që iu afrua golit të kualifikimit, me një penallti të fituar që nuk u transformua saktësisht nga Trashi, i ndalur nga Totoshi. Musta më pas la ekipin vendas me 10 lojtarë, i ndëshkuar me të kuq.

Megjithatë, Elbasani gjeti forcat në shtesën e dytë të shënonte golin e fitores 2-1 me anë të një goditje spektakolare të Ibraimit, që i mjaftoi për të siguruar biletën e tetëshes që vazhdon garën në Kupë.

elbasani flamurtari kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje