TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2026, 20:16

Roma bën detyrën në shtëpi ndaj Sasuolos, verdhekuqtë “blindojnë” zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Roma bën detyrën në shtëpi ndaj Sasuolos, verdhekuqtë

Roma ka fituar 2-0 ndaj Sasuolos në sfidën e luajtur në “Olimpico”, e vlefshme për javën e 20 në Serinë A. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, sfida u zhbllokua në pjesën e dytë.

Në minutën e 76, Manu Kone shënoi me kokë pas krosimit në zonë nga Matias Shule. Tre minuta më pas, ishte radha e Matias Soule për të gjetur rrjetën, me një goditje me të lehtë me të majtën, brenda zonës.

Rezultati final 2-0. Pas kësaj fitoreje, Roma barazon Milanin në vendin e dytë me 39 pikë, dhe tre pikë më pak se Inter i vendit të parë. Vetëm se verdhekuqtë kanë dy ndeshje më shumë se dy ekipet e Milanos.

roma sasuolo seria a

Lini një Përgjigje