
Anglia do të sfidojë Greqinë dhe Irlandën, në kuadër të Ligës së Kombeve. Në prag të këtyre ndeshjeve, trajneri i “3 luanëve” Li Karsli, ka publikuar listën e të grumbulluarve.
Për të dytin muaj radhazi asnjë lojtar i Mançester Junajtid nuk është ftuar dhe kjo nuk është për t’u befasuar.
Në tetor, Kobi Mainu, 19 vjeç, ishte i vetmi lojtar i thirrur, por u detyrua të tërhiqej për shkak të lëndimit. Kjo ishte hera e parë që nga viti 1976 që asnjë lojtar i “Djajve të Kuq” nuk u thirr në skuadrën e Anglisë.
Tani, te Mançetser Junajtid ka kaluar dy muaj që asnjë lojtar nuk i ftohet nga “Tre Luanët”.
Anglezët renditen në vendin e dytë në Ligën B, Grupi 2. Deri më tani, të besuarit e Karsli kanë grumbulluar 9 pikë. Përveç konfirmimeve, ka patur edhe risi, për herë të parë janë grumbulluar lojtari i Njukasëllit, Luis Holl, dhe futbollisti i Sauthemptonit, Tejlor Harud-Belis.

Lini një Përgjigje