
Kilian Mbape nuk do të jetë në fushë kundër Italisë më 17 nëntor, në “San Siro”, as më 14 nëntor, në “Stade de France”, kundër Izraelit.
Numri 10 i Realit të Madridit, i cili po kalon një periudhë mjaft të komplikuar për herë të dytë radhazi, u përjashtua nga lista e lojtarëve të thirrur nga trajneri i Francës, Didier Deshamp.
Në konferencën për shtypin, trajneri i Francës e motivoi këtë vendim si më poshtë:
“Kam diskutuar me të dhe e kam marrë këtë vendim për këto takime sepse mendoj se është më mirë kështu.
Nuk kam ndërmend të diskutoj mbi zgjedhjen time, por mund të them dy gjëra: e para është që Kilian donte të vinte, e dyta është se këto nuk janë çështje ekstrasportive që hyjnë në lojë, pasi prezumimi i pafajësisë ekziston dhe duhet të ekzistojë, është një vendim i menjëhershëm, është vendimi im, sepse unë mendoj se është më mirë kështu, nuk dua t'ju them më shumë, unë marr përgjegjësinë për këtë vendim”.
Më pas, kur Deshampu pyet nëse zgjodhi për të mirën e Francës apo për atë të Mbapesë, trajneri u përgjigj shkurt: “E përsëris, është më mirë kështu”.
Lini një Përgjigje