
Gjermania publikoi këtë të enjte listën e të ftuarve për 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve që do të luhen në muajin nëntor. Në postimin e bërë, mbi të gjitha, ra në sy një gabim.
Mes të grumbulluarve të “Pancerave” u shfaq aksidentalisht emri i një lojtari nga Letonia. I listuar përkrah lojtarëve si Antonio Rudiger i Realit të Madridit dhe Kai Haverc i Arsenalit, në faqen e internetit të Federatës Gjermane të Futbollit ishte emri i Dario Sits.
Sits është një sulmues 20-vjeçar, që aktivizohet në ekipin e divizionit të dytë holandez, Helmond Sport, ku ai është i huazuar nga klubi italian, Parma. Sits bëri debutimin e tij për Letoninë muajin e kaluar, ndërsa vlen të theksojmë se ka luajtur kundër Gjermanisë U-21 në vitin 2022.
Emri i Sits u hoq shpejt, me Federatën që pranoi gabimin në një email të dërguar për “Associated Press”.
Lini një Përgjigje