
Champions League ka ulur siparin e chiros së 4. Në Serbi, Barcelona ka shpartalluar Crvena Zvezdën me rezultatin e thellë 2-5. Miqtë shënuan të parët me Inigo Martinez, por vendasit barazuan.
“Katalanasit” arritën të gjenin sërish avantazhin, teksa këtë herë braziliani Rafinja shërbeu për “bomberin” polak Robert Levandovski, i cili nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Barcelonën. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik arrit të gjente edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, fillimisht me anë të Levandovskit, i cili plotësoi dopietën personale në minutën e 53 dhe 2 minuta më vonë Rafinja dërgoi topin në rrjetë, për golin e parë të mbrëmjes për të.
Në minutën e 77, Fermin Lopez realizoi golin e 5 për Barçën, ndërsa 8 minuta më vonë serbët ngushtuan diferencën, por goli i tyre vlejti për statistikë.
Tifozët e Yllit të Kuq, apo siç njihen edhe si tifozët e Crvena Zvezdës, vazhduan me parulla anti-Kosovë edhe sonte në Beograd.
Ata edhe kësaj here kënduan këngë në kor nacionalist, teksa paraqitën Kosovën me flamurin serb në tribunat e tyre.
Nuk është hera e parë që tifozët e Zvezdës bëjnë këto gjeste, madje ata e bëjnë këtë në çdo ndeshje që luajnë në Europë, si me ekipin e tyre kombëtar ashtu edhe me ekipet e tyre që luajnë në kompeticionet europiane.
Si gjithnjë masat domethënëse nga UEFA mungojnë duke mos parandaluar akte të tilla të shëmtuara.
Interi ka mposhtur minimalisht Arsenalin. Ndeshja e luajtur në “San Siro” u vendos nga goli Çalhanoglu nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e pjesës së parë, pas prekjes së topit me dorë nga Merino brenda zonës pas devijimit të Taremit. Për arbitrin asnjë dyshim dhe akordoi 11-të metërsh: turku mposhti portierin Raja pa vështirësi. Pak minuta më vonë, Damfris goditi shtyllën, por pa rezultat. Arsenali reagoi por nuk pati raste konkrete në sulm por vetëm krosime të rrezikshme dhe goditje nga këndi.
Atletiko e Madridit ka përmbysur nl minutat e fundit PSG, teksa ndeshja e luajtur në “Parc D’e Princes” është mbyllur me rezultatin 1-2. Francezët zhbllokuan të parët ndeshjen me “fantazistin” e mesfushës Uorren Zaire Emeri që dërgoi në rrjetë një top të dhuruar nga Dembele.
“Los Kolçoneros” reaguan shumë shpejt 4 minuta më vonë gjetën golin e barazimit, falë anësorit, Nahuel Molina. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, ekipi i drejtuar nga Simeone realizoi golin që i dha 3 pikët me Angel Korrean në minutën e 90+3.
Në ndeshjet e tjera, Sparta e Pragës e Indrit Tucit është mposhtur në shtëpi nga Brest me rezultatin 1-2, Atalanta triumfoi në transfertën gjermane përballë Shtutgartit 0-2, Salcburgu mposhti 1-3 Fejnordin.
Lini një Përgjigje