
Gjermania do të përballet me Bosnje Hercegovinën dhe Hungarinë këtë nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve. Në prag të këtyre takimeve, trajneri i “Pancerave”, Julian Nagelsman ka bërë publike listën e të ftuarve për dy sfidat e nëntorit.
Për këto dy sfida problemi kryesor i skuadrës së Julian Nagelsman ka qenë portieri, pasi Ter Shtegen është i dëmtuar, ndërsa Nojer është “pensionuar” nga Kombëtarja. Teksa, Brajan Gruda përsëri nuk është “honepsur” nga ekipi A i Gjermanisë dhe trajneri Nagelsman.
Deri më tani në Ligën A Grupi 3, gjermanët kryesojnë renditjen me 10 pikë të gurmbulluara, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt. Vlen të theksojmë se përfaqësuesja gjigande ka realizuar 10 gola dhe ka pësuar 3 gola.
Lista e publikuar nga Julian Nagelsman për ndeshjet me Bosnje-Hercegovinën dhe Hungarinë:
Portierë: Oliver Bauman, Aleksandër Nubel, Stefan Ortega Moreno.
Mbrojtës: Robin Gosens, Benjamin Henriks, Xhoshua Kimish, Robin Koh, Maksimilian Mitelshtad, Antonio Rudiger, Niko Shloterbek, Xhonatan Tah
Mesfushorë: Robert Andrish, Julian Brandt, Kris Fuhrish, Paskal Gros, Jamal Musiala, Feliks Nmeça, Anxhelo Stiler, Florian Uirc.
Sulmues: Serxh Gnabri, Kai Haverc, Tim Kleindienst, Deniz Undav.
Lini një Përgjigje