TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2024, 15:32

E bujshme nga Franca, Kilian Mbape përjashtohet nga “gjelat” për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Shkruar nga Pamfleti

E bujshme nga Franca, Kilian Mbape përjashtohet nga “gjelat”

E bujshme nga Franca. Ashtu siç ndodhi në tetor, Didier Deshamp ka vendosur të mos grumbullojë Kilian Mbape, i cili po kalon një moment mjaft delikat në jetën jashtë futbollit, ndërsa vlen të theksohet se paraqitjet me Realin së fundmi nuk kanë qenë në lartësinë e pritshmërive.

Siç raporton ‘L’Equipe’, kapiteni i bluve nuk do të jetë pjesë e listës që do të publikojë së shpejti trajneri Didier Deshamp për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Italisë. Në këto kushte, nuk përjashtohet mundësia që të lindë një çështje e re në shtëpinë e “Gjelave”, ajo e Kilian Mbape…

 

kilian mbape sulmuesi i francës liga e kombeve

Lini një Përgjigje