TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2024, 16:16

Mori nënshkrim në fanelë nga Ernest Muçi, tifozja e Beshiktashit shpërthen në lot (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mori nënshkrim në fanelë nga Ernest Muçi, tifozja e

Kritika dhe këshilla njëkohësisht që mesa duket i kanë vlejtur lojtarit të Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, i cili ka ulur kokën dhe ka punuar edhe më fort. Ndërkohë sot, ai po shpërblehet mësë miri. Në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit, Muçi është aktivizuar titullar nga trajneri dhe performanca e tij ka qenë gjithmonë edhe në rritje. 

Ai po e tregon që tashmë është kthyer në një lojtar të domosdoshëm për Beshiktashin dhe këtë po e fakton duke shënuar ndeshje pas ndeshje. Dje sulmuesi 23-vjeçar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi, pas dy golave në kampionat në ndeshjet e fundit kundër Gallatës dhe Kasimpashasë, shënoi edhe në Ligën e Europës, ku Beshiktashi luante përballë Malmo.

Futbollisti shqiptar pas ndeshjes gëzoi një tifoze turke, duke i dhënë një nënshkrim në fanelë.

Ajo u emocionua shumë dhe filloi të qante, duke treguar dashurinë e madhe që ka për lojtarin kuqezi. Ky moment special është bërë viral edhe në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni pamjet: 

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare tifozja e beshiktashit

Lini një Përgjigje