
Berat Gjimshiti kreu një paraqitje solide dhe fantastike në mbrojtje ditën e djeshme në Champions për llogari të Atalantës. Bergamaskët fituan ndeshjen në Gjermani përballë Shtutgartit me rezultatin 0-2 dhe më e rendësishmja pa pësuar asnjë gol.
Falë mbrojtjes brilante të ekipit që i dedikohet legjionarit shqiptar, ky i fundit u vlerësua si lojtari i ndeshjes dhe tani vjen një tjetër akordim prestigjoz. Shqiptari spektakolar është përfshirë në formacionin e raundit, të përzgjedhur nga “Sofascore”. Berati me notën maksimale 8 ndan repartin me Kim të Bajernit dhe Flamingo të PSV, teksa në portë është një emër profesionisti të vërtetë si Majk Menjo.
Në 11-shen e javës Berati ka privilegjin të jetë përkrahë “yjeve” me peshë si Giokeres, Diaz apo edhe Rafinja. Këta janë lojtarë deciziv që zgjidhin ndeshjet në shumë raste, siç ndodhi këtë raund ku si kolumbiani Diaz apo edhe suedezi Giokeres shënuan hat-trick. Një nder i madh për shqiptarin e Atalantës të jetë në një ekip kaq cilësor.

Lini një Përgjigje