
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka përfunduar në spital pas një dëmtimi të pësuar në kokë gjatë seancës së sotme stërvitore, pasi pati një përplasjeje të fortë me Pavloviç.
32-vjeçari iu nënshtrua një skanimi MRI, i cili rezultoi negativ, por pritet të qendrojë për disa orë nën vëzhgim. Kështu ai do të humbasë ndeshjen në transfertë kundër Kaljarit.
Rikujtojmë që Morata, i cili iu bashkua Milanit nga Atletiko e Madrid itnë verë, ishte një nga yjet e shfaqjes, pasi kuqezinjtë regjistruan një fitore të çmuar 3-1 ndaj Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu” në Ligën e Kampioneve të martën në mbrëmje.
Lini një Përgjigje