TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2024, 19:05

Edon Zhegrova “lë me gisht në gojë” Juventusin dhe i ‘shkel syrin’ rivalëve: Më pëlqen Milani

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova “lë me gisht në gojë” Juventusin dhe i

Edon Zhegrova po bën mjaft mirë me Lilën, ku vëmendjen kryesore e ka fituar me paraqitjet e tij në Champions. Sulmuesi asistoi kundër Juventusit, ndërsa sfida u mbyll në barazim 1-1.

Dhe një transferim te “Zonja e Vjetër” është përfolur gjatë verës. Zhegrova ka folur së fundmi në një intervistë për mediat italiane ku tregon:

Më pëlqen futbolli Italian, gjithmonë i ndjek skuadrat e mëdha si Milani dhe gjithashtu shoh ndeshjet e Juves. Në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves. Unë në Serinë A një ditë? Me të vërtetë më pëlqen Milani”, u shpreh Zhegrova.

Zhegrova mund të thuhet se shprehu fjalën e tij. Tashmë mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në janar apo në merkaton e verës.

edon zhegrova sulmuesi shqiptar milan juventus

Lini një Përgjigje