
Presidenti i Federatës së Futbollit në Peru, Agustin Lozano është arrestuar. Policia ka bastisur shtëpinë e tij në lagjen San Borja në Lima, duke kryer dhe arrestimin e presidentit të Federatës dhe 7 personave të tjerë, mes të cilëve drejtorë klubesh futbolli dhe natyrisht punonjës të Federatës.
Më saktësisht, bëhet fjalë për Karen Mandrioti, presidenten e klubit Akademia Kantolao; Sabrina Martin Zamaloa, sekretare e Federatës; Zhan Marsel Robilar, ish-sekretar i Federatës, Humberto Minán Almanza, president i Ligës së Tumbes; Xhoel Rafo, presidenti i Sporting Kristal; Norma Alva, operatore e shitjes së biletave dhe Fredi Salazar Rondinel, kontabilist i Federatës. Urdhri i gjykatës parashikon një paraburgim paraprak 15-ditor për Lozanon dhe personat e tjerë.
Lozano akuzohet si një nga “kokat” e organizatës kriminale të ashtuquajtur “Los Galaticos”. Gjithashtu, akuza të tjera që rëndojnë mbi të janë dhe mashtrimi, korrupsioni dhe pastrimi i parave.
“Unë vetëm dua t’i kërkoj familjes time dhe njerëzve që kanë besim tek unë që të qendrojnë të qetë. Shpresoj që drejtësia të vendoset, gjithçka të sqarohet. Dua vetëm paqe shpirtërore për familjen time dhe për njerëzit që besojnë punën që kam bërë”, tha pas arrestimit Lozano.
Lini një Përgjigje