
Mesfushori i Zyrihut, Valon Berisha, ka përjetuar një ngjarje të rëndë familjare, pasi kushëriri i tij ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Austri.
Sipas informacioneve të bëra publike, aksidenti ka ndodhur të dielën në mëngjes në autostradën Westautobahn. Viktima, 38 vjeç, po udhëtonte me një furgon kur automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur ballë për ballë me një barrierë druri.
Berisha ndodhej në automjetin që lëvizte përpara furgonit dhe ishte dëshmitar okular i ngjarjes. Ai ka parë aksidentin përmes pasqyrës së pasme dhe është ndalur menjëherë për të ofruar ndihmën e parë, së bashku me persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të ekipit të urgjencës, 38-vjeçari është shpallur i vdekur në vend.
Në një deklaratë zyrtare, Zyrihu është shprehur i tronditur nga lajmi. “FC Zurich është thellësisht i tronditur nga aksidenti tragjik në Austri, në të cilin humbi jetën një i afërm i ngushtë i lojtarit tonë Valon Berisha. Valon nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aksident, por ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjes”, thuhet në reagimin e klubit.
Klubi zviceran ka theksuar se do të qëndrojë pranë lojtarit në këtë moment të vështirë, duke i ofruar mbështetje të plotë.
Lini një Përgjigje