TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2026, 19:33

Sulmuesi i kombëtares dhe një tjetër shqiptar protagonistë në Turqi, zgjidhen në formacionin e javës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i kombëtares dhe një tjetër shqiptar protagonistë

Rei Manaj vijon të konfirmojë formën e tij të mirë me fanelën e Sivasporit, duke qenë protagonist në fitoren e thellë 4-1 ndaj Sakariasporit në javën e 27-të të Superligës turke.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kontribuoi drejtpërdrejt në suksesin e skuadrës së tij, duke dhënë një asist dhe duke shënuar një gol. Performanca e tij është vlerësuar edhe në nivel kampionati, teksa Manaj është përfshirë në formacionin më të mirë të javës.

Në të njëjtën 11-she është përzgjedhur edhe futbollisti tjetër shqiptar, Valon Et’hemi, i cili gjithashtu pati një paraqitje vendimtare në këtë sfidë.

Sivaspori e nisi ndeshjen në mënyrë ideale. Në minutën e 6-të, Manaj shërbeu një asist të saktë për Et’hemin, i cili e shfrytëzoi rastin për të kaluar skuadrën në avantazh. Vetëm 15 minuta më vonë, në të 21-ën, Et’hemi realizoi golin e tij të dytë personal, duke thelluar epërsinë dhe duke i dhënë qetësi ekipit vendas.

Manaj më pas gjeti edhe rrugën e rrjetës, duke vulosur një tjetër paraqitje të plotë individuale në kampionatin turk.

Transferimi i 27-vjeçarit në Turqi po rezulton i suksesshëm, pasi ai është shndërruar menjëherë në një nga pikat kyçe të Sivasporit. Rikthimi i tij në këtë skuadër vjen pas një eksperience pozitive në kampionatin arab, si dhe pas paraqitjeve të mira me Kombëtaren shqiptare.

Me këtë ritëm, Manaj po konsolidon rolin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa pritet të mbetet një element i rëndësishëm edhe në javët në vijim të kampionatit.

Sulmuesi i kombëtares dhe një tjetër shqiptar protagonistë

rei manaj sulmuesi i kombëtares valon et'hemi

Lini një Përgjigje