TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shkurt 2026, 17:43

Kritikoi Ernest Muçin, gazetari turk: Nuk ka mundësi që trajneri i Beshiktashit të ndryshojë mendimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Kritikoi Ernest Muçin, gazetari turk: Nuk ka mundësi që

Ernest Muçi pritet të vijojë karrierën te Trabzonspori, pasi klubi turk ka vendosur të blejë kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese. Huazimi i tij konsiderohet pozitiv nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë dhënë sinjale për ta mbajtur përfundimisht në skuadër.

Para transferimit në Trabzon, Muçi kaloi një periudhë të vështirë te Beshiktashi. Mesfushori shqiptar nuk arriti të bindte plotësisht stafin teknik, ndërsa trajneri aktual, Sergen Jalçin, nuk i kurseu kritikat ndaj tij. Sipas raportimeve në mediat turke, Jalçin e ka konsideruar investimin e bërë nga Beshiktashi për transferimin e Muçit nga Legia e Varshavës si të gabuar, në një kohë kur lojtari ende nuk kishte arritur të shpërthente te Trabzonspori.

Ndërkohë, gazetari sportiv turk, Eran Suzgun, ka deklaruar se nuk pret ndryshim të qendrimit nga ana e trajnerit të Beshiktashit.

Nuk mendoj se ka shumë mundësi që trajneri Sergen do të ndryshojë mendimin e tij për Ernest Muçin”, është shprehur Suzgun.

Aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga Sergen Jalçin lidhur me zhvillimet e fundit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse forma e Muçit te Trabzonspori do të ndikojë në perceptimin e tij në opinionin sportiv turk.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje