
Lamin Jamal konsiderohet si një nga talentet më premtues të Barcelonës dhe futbollit spanjoll. Interesi për 17-vjeçarin ka qenë i lartë nga klube të mëdha evropiane, por drejtuesit katalanas kanë vendosur të mos e nxjerrin në shitje.
Në një intervistë të fundit, ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se PSG-ja kishte paraqitur një ofertë prej 250 milionë eurosh për Yamal, ofertë që u refuzua nga klubi katalanas.
“Kur PSG na ofroi 250 milionë euro për Lamin Jamal dhe ne e refuzuam, ai ishte 17 vjeç. Disa njerëz menduan se ishim të çmendur”, deklaroi Laporta.
Deklarata e tij konfirmon vlerësimin e lartë që Barcelona i bën lojtarit të ri, duke e konsideruar pjesë kyçe të projektit afatgjatë të skuadrës. Deri më tani, klubi nuk ka dhënë sinjale për ndryshim qendrimi lidhur me të ardhmen e futbollistit.
Lini një Përgjigje