
Federata e Futbollit e Algjerisë po shqyrton mundësinë për të shtuar një tjetër emër nga familja Zidan në përfaqësuesen. Pas afrimit të portierit Luka Zidan, i cili iu bashkua kombëtares në tetor dhe mori pjesë në Kupën e Afrikës, tashmë në vëmendje është vëllai i tij më i vogël, Eliaz Zidan.
Mbrojtësi i lindur në vitin 2005 konsiderohet një talent me perspektivë për të ardhmen. Drejtuesit e Federatës e shohin atë si pjesë të strategjisë për rinovimin e repartit difensiv në vitet në vijim, duke investuar te lojtarë të rinj me potencial zhvillimi.

Sipas raportimeve të mediave algjeriane, profili i Eliaz Zidan pëlqehet nga stafi teknik, i cili synon ndërtimin e një skuadre konkurruese në periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Fokusimi tek elementët e rinj shihet si pjesë e një plani për të forcuar qendrueshmërinë e ekipit kombëtar.
Megjithatë, situata mbetet e hapur. Deri më tani, Eliaz Zidan nuk ka nisur procedurat për ndryshimin e përfaqësueses. Ai ka qenë pjesë e zinxhirit të ekipeve kombëtare të Francës, ku ka zhvilluar 46 ndeshje dhe ka shënuar tre gola me grupmoshat U-17 deri në U-20. Një kalim i mundshëm tek Algjeria në nivelin e të rriturve do të kërkonte përmbushjen e procedurave formale përkatëse.
Lini një Përgjigje