TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Qershor 2024, 22:02

“Katastrofë”, mediat italiane nuk përmbahen pas eliminimit të Italisë: Skuadra e Spaletit humbet fytyrën dhe masakrohet nga Zvicra

Shkruar nga Pamfleti

“Katastrofë”, mediat italiane nuk përmbahen pas eliminimit

Italia u eliminua në mënyrë të turpshme nga Europiani, teksa u mposht me rezultatin 2-0 nga Zvicra, në sfidën e dominuar totalisht nga helvetët, me skuadrën e Spaletit që ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës.

Nisur nga ky fakt, mediat italiane nuk kanë humbur kohë të “masakrojnë” kombëtaren e tyre duke e quajtur një katastrofë këtë eliminim.

Gazzetta dello Sport: “Italia humbet fytyrën! Zvicra shëtit dhe fiton 2-0, të kaltrit jashtë kampionatit Europian”.

Corriere dello Sport: “Dështimi i Italisë: Spaleti jashtë kampionatit Europian. Zvicra dominon dhe kalon në çerekfinale”.

SportMediaset: “Freuler dhe Vargas ndëshkojnë një Itali të keqe: Zvicra në çerekfinale, të kaltrit në shtëpi”.

Tuttosport: “Fatkeqësia e Italisë, Zvicra dominon: Spaleti dhe të kaltrit eliminohen nga Europiani”.

Calciomercato: “Italia katastrofë, e poshtëruar nga Zvicra dhe shkon në shtëpi: Spaleti humbet 2-0 dhe i jep lamtumirën Euro 2024”.

Rai.it: “Italia e makthit: mposhtet 2-0 nga Zvicra. Të kaltrit eliminohen nga kampionati Europian”.

mediat italiane "euro 2024" italia apel të fuqishëm be-së

Lini një Përgjigje