TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Qershor 2024, 20:35

“Nuk mund të bënim më shumë se kaq”, Spaleti i dorëzuar pa kushte pas eliminimit nga Europiani: Goli i dytë na preu këmbët

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk mund të bënim më shumë se kaq”, Spaleti i

Italia u eliminua nga Europiani pasi u mposht nga Zvicra në fazën e 1/16. Pas humbjes, foli edhe trajneri Luçiano Spaleti në mikrofonat e RAI-t.

Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu këmbët, nuk ishim shumë të mprehtë. Ajo që bëri diferencën ishte ritmi, ne kishim një ritëm shumë më inferior se ata në pjesën e parë. Edhe lojtarët individualë atje ishte në një ritëm tjetër.

Ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, unë i ndryshova lojtarët duke i lënë të rikuperohen dhe ndoshta për momentin këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq.

Kupa e Botës? Një diskutim që do të bëhet më vonë, duhet vazhdimësi dhe sakrifica, shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, deklaroi ai.

luçiano spaleti trajneri i italisë

Lini një Përgjigje