TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Qershor 2024, 19:36

Testi i radhës miqësor, Partizani bën paqe me Llapin në Pogradec

Shkruar nga Pamfleti

Testi i radhës miqësor, Partizani bën paqe me Llapin në

Partizani ka barazuar 0-0 përballë Llapit. Të dyja klubet përdorën të gjithë kontigjentin që kishin në dispozicion.

Kujtojmë se ky ishte takimi i dytë miqësor për Partizanin në stadiumin "Gjorgji Kyçyku". Të parin kryeqytetasit e humbën 1-0 përballë Strugës.

Në ndeshjen e sotme Shehi e futi Partizanin me 2 ndryshime nga Struga. Maget dhe Oresti Rifa morën vendin e Muratajt dhe Ismailit.

Pjesa tjetër ishte e pandryshuar. Kështu e nisën titullar Qirko, Buxhelaj, Preka, Bytyçi, Hadroj, Rrapaj, Taipi, Cara dhe Mba.

Kujtojmë se Partizani luan në turin e parë të Ligës së Konferencës kundër Marsaxlokk. Në anën tjetër Llapi përfaqëson Kosovën në turin e parë të Ligës së Europës përballë Uisla Krakov.

partizani llapi ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje