
Dëmtimi që Gerta Gixhari i bëri Gjestit, duke i hedhur birrë bë sy solli edhe zarfin e zi në shtëpinë e Big Brother.
Veprimi i saj u cilësua si i pajustifikueshëm dhe për këtë arsye, gazetarja humbi përgjithmonë çmimin e madh.
“Veprimi i Gertës ndaj Gjestit është i pajustifikueshëm për këtë arësye ‘Big Brother’ ka vendosur që Gerta të skualifikohet nga loja” – ishte ky komunikimi që lexoi Ledion Liço.
Por nuk mbeti me kaq, pasi produksioni mori vendimin e rëndësishëm për banoren, duke i dhënë dhe një mundësi të dytë rikthimi në shtëpi.
Çuditërisht, të gjithë banorët pranuan kthimin e saj, por vendimi përfundimtar i takon publikut, i cili vendosi që Gerta të riniste lojën.
Lini një Përgjigje