
Gerta Gixhari ka komentuar mëngjesin e sotëm situatën që kaloi me Gjestin në dasmën e Jozit dhe Loredanës. Ajo tha se nuk e priste reagimin që i bëri Gjesti, pasi priste që edhe ai ta vazhdonte lojën.
Po ashtu, Gerta u shpreh se atë veprim nuk do ia bënte askujt me qëllim.
‘Doja t’i thoja për situatën se, sido që të jetë, e kam për detyrim t’ia shpjegoj dhe qeshi siç bën ai dhe më tha ‘kujton se do vij përgjithmonë’. I thashë ‘a je burrë ti apo çfarë?’ I thashë të kalonim në një linjë tjetër bisede. I thashë ‘nuk të konsideroj armik, doja thjesht të vije dhe të vazhdonim lojën ndryshe’ dhe e mori seriozisht dhe më tha ‘ti me mua kurrë’. I thashë që unë kam menduar se ti ngaqë thua ‘ju jeni kot’ dhe ti deri tani ke treguar që je lojtar i guximshëm dhe unë mendoj se guxoj. Atë veprim unë nuk do ia bëja askujt tjetër, ose pak personave këtu që kanë një lloj guximi në lojë dhe nuk e marrin kaq rëndë hedhjen e verës dhe birrës. Këta kujtojnë se unë e kam bërë tendencioze. Klipi ka treguar që nuk ishte e tillë. Unë jam e qetë sepse kam ndërgjegje të pastër, nuk e bëra për ta dëmtuar.’
Lini një Përgjigje