TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Shkurt 2025, 15:35

Xheneta flet për herë të parë për Gjestin, pas daljes nga BBVK: Nuk ka më shans me mua

Shkruar nga Pamfleti

Xheneta flet për herë të parë për Gjestin, pas daljes

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë për Gjestin.

Në emisionin “Kosova today”, ish-banorja u shpreh e prerë se me ish të dashurin e saj, nuk do të ketë asnjë përballje në Big Brother VIP Albania.

Për disa ditë me radhë, në portale ka qarkulluar lajmi se Xheneta do të futet brenda BBVA për një takim me Gjestin, por ish-banorja e ka mohuar këtë gjë, madje tha se artisti është njeriu i fundit me të cilin ajo do ketë kontakt.

Mes tjerash, finalistja e këtij reality show tha: “Unë kam zgjedhur që të jem aty Xheneta e vërtetë, edhe kur kam qesh e qarë, në disa raste kam eskaluar edhe kam bërë gabime. Nuk është se kisha ndryshuar diçka shumë të madhe, fjalori pak, disa ofendime”.

Xheneta shton gjithashtu se kur doli është zhgënjyer nga disa persona.

xheneta fetahu gjesti

Lini një Përgjigje