TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Tetor 2023, 09:54

U larguan nga studio prej sherreve, Megi ultimatum konkurentëve: Nëse ikni, jeni të përjashtuar nga emisioni

Shkruar nga Pamfleti

U larguan nga studio prej sherreve, Megi ultimatum konkurentëve: Nëse

Tensione në ‘Për’puthen’! Disa ditë më parë pamë disa përplasje jo të hijshme të konkurrentëve mes njëri-tjetrit duke pasur edhe largime nga studio. Dhe për këtë, siç paralajmëron drejtuesja e emisionit, Megi, do të merren masa.

Fillimisht  Orjani, ka nisur debatin, duke prishur takimin e Saides dhe Robertit, duke bërë që Saidia të largohet nga studio.

Pas këtij incidenti, Megi ka bërë një lajmërim në studio, përmes të cilit thotë se do të ketë përjashtime për këdo që lë studion në mënyrë të papritur.

“Në qoftë se dikush nga ju, nuk përballet këtu me situatën por vendos të largohet nga studio, nuk kthehet më në këtë studio”, ka thënë drejtuesja e programit.

“E theksoj edhe njëherë që nëse një person vendos të largohet nga kjo studio, është automatikisht i përjashtuar nga programi. Kjo është një gjë e paprecedentë dhe nuk duhet të ndodhë më”.

megi pojani ultimatum perputhen

Lini një Përgjigje