TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Tetor 2023, 09:40

“Ti u njohe nga publiku kur erdha unë tek ‘E Diell’, ‘plas’ keq mes Shqipe Hysenajt dhe Bled Manes: Ti ke lexuar vetëm menu

Shkruar nga Pamfleti

“Ti u njohe nga publiku kur erdha unë tek ‘E Diell’,

Tema e kësaj jave ‘Hapësira televizive, a e meritojmë’, në rubrikën ‘Trotuar’ ka sjellë debate të ashpra mes Shqipe Hysenaj dhe Bledi Manes, ku nuk kanë munguar as ‘fyerjet’.

Në nisje të debatit, Shqipja i tha Bledi Manes se nuk njihej nga publiku deri në momentin që Shqipja mori pjesë në emisionin “E Diell” dhe ai nisi ta sulmonte.

Bledi iu përgjigj duke i thënë se ai është gazetar, publicist, dhe niveli i Shqipes është shumë poshtë tij.

Debati:

Shqipja: Shyqyr u kujtua dhe Bledi për klikime e famë sepse kishte marrë fund, nuk e njihte njeri si gazetar deri sa erdha unë në ‘E Diell’

Bledi Mane:” Unë jam gazetar, publicist edhe truri jot përveç menusë së restoranteve nuk lexon dot as libra, as artikuj.

Shqipja: Ti nuk di të shkruash një artikull more, e ke mbajtur veten gjithmonë për gazetar

Bledi Mane: Ti di vetëm të bësh debat publicistike, rri aty tek 9-vjeçarja, mos shko në gjimnaz se do rëndohesh psikologjikisht

Shqipja: O Bledi, ty biblioteka të ka futur në burg, ke qenë 3 herë nga 5 vite, 15 vite në burg. Unë nuk do lexoj libra si ty dhe libra pa interes dhe të përfundoj në burg. Nuk është puna si e sheh librin, por si e sheh jetën

Bledi Mane: Puthu nga një mashkull goce pastaj hajde debato me mua

e diell shqipe hysenaj sherr bled mane

Lini një Përgjigje