TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Shkurt 2024, 14:23

Telefonata e Ilnisës me të bijën, e stisur? Në video dëgjohet zëri që nxit vogëlushen: Qaj, qaj!

Shkruar nga Pamfleti

Telefonata e Ilnisës me të bijën, e stisur? Në video

Gjatë mbrëmjes së djeshme të Prime-t, Ledioni i dha një mundësi zgjedhjeje banorëve për të votuar se cila nga konkurrentet brenda shtëpisë do të kishte një mundësi për të komunikuar me vajzën e saj. Bëhet fjalë për Ilnisën dhe Ledionën të cilat kanë lënë fëmijët e tyre jashtë për tu bërë pjesë e “BBV3”. Mes saj dhe Ledionës, banorët e votuan Ledionën për të telefonuar vajzën, mundësi kjo që ia dha Vëllai i Madh. Por Ledjona vendosi që mundësinë e saj t’ja japë Ilnisës.

Vajza: Më mungon të fle dhe të zgjohem me ty.

Ilnisa: A ndihesh mirë që mami është këtu?

Vajza: Më ka marrë shumë malli.

Ilnisa: O zemra ime të lutem mos qaj.

Por, në rrjet qarkullon një video, ku dëgjohet një zë që nxit vajzën, duke thënë “Qaj, qaj!” dhe vajza nis të qajë: “A e dëgjuat edhe ju atë zërin që i thotë fëmijës ‘qaj, qaj’?! Nuk ka gjë më të poshtë e të pështirë se sa të luash me ndjesitë e fëmijës.”, përfundon përshkrimi i videos.

ilnisa agolli e bija telefonate e sajuar

Lini një Përgjigje