
Miley Cyrus, gjatë një bisede në podcast-in Harper’s BAZAAR: The Good Buy, ka treguar se gjatë kulmit të karrierës së saj në serialin ikonë Hannah Montana, mbante 250 fije flokë të shtuar. “Nëse nuk arrinte në 250, mamaja ime nuk e pranonte” rrëfeu Miley. Stili ekstravagant i flokëve të saj atëherë reflektonte presionin për të ruajtur imazhin e një ylli pop, por Miley shton se këto teknika tani janë jashtë përdorimit.
Gjatë intervistës, Miley përmendi edhe ikonat që e frymëzojnë, si Dolly Parton, Grace Jones dhe Diana Ross, për autenticitetin dhe mënyrën se si moda i bashkon me audiencën. Rikujtojmë se Cyrus është përfshirë në një konflikt ligjor lidhur me të drejtat e autorit, pasi akuzohet se ka përdorur pa leje elemente melodike nga kënga e Bruno Mars, “When I Was Your Man”, në hitin e saj “Flowers”. Padia është ngritur nga Tempo Music Investments, një kompani që zotëron të drejtat e autorit të këngës së Marsit.
Kjo përfshin gjithashtu shkrimtarët e “Flowers”, Michael Pollack dhe Gregory Hein, si dhe dy kompani të mëdha muzikore, Sony Music dhe Apple. Padia ngre pretendimin se “Flowers” është një ripërpunim i paautorizuar i “When I Was Your Man”, duke theksuar ngjashmëritë e dukshme midis dy këngëve që u vunë re menjëherë pas publikimit të “Flowers” në vitin 2023. Sipas palës paditëse, kënga e Cyrus nuk do të ekzistonte pa ndikimin e kompozicionit të Bruno Mars.
Ndërkaq, këngëtarja ka ndarë së fundmi mendimet e saj rreth marrëdhënies me partnerin e saj të ri, Max Morado, në një intervistë për Harper’s Bazaar. Ajo ka folur për diferencën në moshë prej gjashtë vjetësh mes tyre dhe për perspektivat e ndryshme që kanë për jetën. Miley ka thënë se Max e sheh jetën shumë ndryshe nga ajo, por shtoi se ata të dy e kanë një qasje të ngjashme ndaj jetës:
Ai e sheh jetën shumë ndryshe nga unë… Ai më ngjan shumë. Ne të dy nuk e marrim jetën shumë seriozisht.
Lini një Përgjigje