TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Dhjetor 2024, 11:53

E bullizuan për paraqitjen në ‘Kënga Magjike’, Jonida Maliqi: Nesër do dal me katër vetulla

Shkruar nga Pamfleti

E bullizuan për paraqitjen në ‘Kënga Magjike’, Jonida

Jonida Maliqi është një nga artistet që do të performojnë natën e dytë gjysëmfinale në “Kënga Magjike”. E teksa ndjek me vëmendje konkurrentët e tjerë në skenën magjike, Jonida Maliqi nuk ka kursyer batutat lidhur me paraqitjen e saj skenike të mbrëmjes së nesërme.

Ardit Gjebrea: “Muzika është përgjigjia”. Jonida, a ka ndonjë moment në jetën tënde që nuk e ke marrë këtë përgjigje apo ke marrë përgjigjen e gabuar?

Jonida Maliqi: Kjo është përgjigja që më ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës. Muzika është përgjigja është lajtmotivi i jetës sime dhe i çdo artisti.

Ardit Gjebrea: Unë të falenderoj për një gjë, për vetullat sonte. U diskutuan aq shumë vetullat e tua të hequra sa nesër mbrëma do i bësh prapë ashtu, apo…?

Jonida Maliqi: Jo, nesër do të vendos katër (Qesh).

Ardit Gjebrea: (Qesh) Katër vetulla, ok faleminderit.

jonida maliqi vetullat

Lini një Përgjigje