
Tedi Cara është një prej futbollistëve më protagonist te Partizani, me kavajasin që është një pikë kyçe në formacionin e të kuqve. Parqaqitjet e tij kanë rënë në syrin e shumë sportdashësve, por jo vetëm.



Siç duket për formën fantastike të sulmuesit ka një arsye. Një vajzë duket se i ka “vjedhur” zemrën “Demit” të kuq.



Në rrjetet sociale, Cara ka bërë repost një postim të hedhur nga Megi Gega. Kjo e fundit është modele e njohur në vendin tonë, e cila ka postuar momentin kur lojtari feston golin e shënuar ndaj Erzenit.



Madje afër emrit të tij ka vendosur një zemër të kuqe, e cila ngre dyshimet për një romancë mes dyshes. Madje as Cara në postimin e tij nuk ka kursyer zemrën e kuqe ndaj modeles seksi.

Lini një Përgjigje