
Efi Dhedhes falënderoi një ndjekës/e në Instagram, që i vuri në dukje se Sara dhe Lori Hoxha e kanë hequr nga Instagrami.
“Pse drejtueset e Topit nuk të ndjekin në rrjete sociale?” e pyeti dikush Efin. Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” nuk dha një përgjigje konkrete, por zgjodhi ta postonte pyetjen duke thënë: “Faleminderit që ma the, sepse nuk e dija.”
Përgjigjja e Efit lë vend për diskutim. Sidoqoftë, vlen të theksohet se marrëdhënia e saj me motrat Hoxha, ose së paku me Top Media, duket sikur ka pasur një krisje. Siç mund ta kujtoni, në përfundim të BBVA, Efi u prezantua si imazhi i ri i Lori Caffe, bashkëpunim që nuk ndodhi kurrë. Në fund të shtatorit, ajo u shpeh në “Shqipëria Live” se “së shpejti do të nisë punë. Kemi pasur një shtyrje për një x arsye, por më në fund do ndodhë dhe mezi po pres.”
Ndërkohë, në fillim të tetorit, u duk sikur Efi thumboi spektaklin “Dancing with the stars”, ku producentë janë Sara Hoxha dhe Ledion Liço. E pyetur nga një ndjekës/e në Instagram: "Pse nuk more pjesë në ‘Dancing with the stars’?", ajo u përgjigj: “Sepse Bigu ka mbaruar dhe nuk do të doja një Big ripërsëritje, dysh.", duke lënë të kuptohet që pjesmarrësit janë marrë të gjithë nga Big Brother.
Lini një Përgjigje